Sërish gaz në Kuvend (Live)

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 13:15 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën e Kuvendit është hedhur sërish gaz lotsjellës nga deputetët e VV-së, në kohën kur u ritkhyen deputetët në tentimin e dytë për të votuar demarkacionin, raporton Ekonomia Online.

Këtë herë gazin e kishte hedhur deputeti Sali Zyba. Herën e parë gazi u hodh nga deputetët Fitore Pacolli dhe Xhelal Sveçla.

Kuvendi shkoi në pauzë sërish.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas hedhjes së gazit lotsjellës, janë përplasur me sigurimin e Kuvendit të Kosovës.

Sigurimi ka tentuar të nxjerrë jashtë deputetin Sali Zyba, ndërsa ai ka rezistuar.

DREJTPËRDREJT – Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme me rend dite: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 21, 2018

Të ngjashme