Serri: Adresimi i migracionit do të ndikojë pozitivisht në liberalizimin e vizave

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 11:18 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përmbyllur projekti i binjakëzimit të financuar nga BE-ja me temë “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migracionit dhe azilit” me një ceremoni të kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Mustafa ka thënë se harmonizimi i ligjeve me direktivat e BE-së dhe ndryshimi i ligjit për të huaj apo për azilin janë punë të kryera.

 “Projekti i binjakëzimit ka për synim fuqizimin e kapaciteteve institucionale. Harmonizimi i ligjeve me direktivat e BE-së dhe ndryshimi i ligjit për të huaj apo për azilin janë punë të kryera. Kosova ka strategjinë e re për migrimin. Legjislacioni ynë është kryer dhe ripërtërirë. Jemi të përgatitur të menaxhojmë situata të tilla. Zhvillimi standardeve për situata emergjente dhe kontrolli në pika kufitare na bëjnë plotësisht kompetentë në kontrollin e emigracionit. Kjo punë bëhet më mirë në bashkëpunim me qytetarët”, tha ministri Mustafa.

Riccardo Serri, zv.shef i Zyrës së BE-së në Kosovë ka thënë se BE-ja është krenare që përgjatë tri vitesh ka financuar këtë projekt.

“Në përgjithësi roli i BE-së për financimin e projekteve është i fituar sepse ne kemi investu më shumë se 100 milionë euro në vit. Projektet e binjakëzimit kanë filluar në 98, ku ekspertët kanë filluar të punojnë me shtetet anëtare. Pas 20 viteve të projekteve kemi investu mbi 70 milionë euro. Janë edhe dy procese të tjera. Janë projekte teknike dhe të shkurta, por bëjnë lidhjen mes njerëzve”, tha ai.

“…Kur flasim për migracionin mund  të themi se kjo është fusha ku investimi është i zhvilluar në Kosovë. Strategjia e re dhe plani i veprimit janë arritje. Migracioni nuk është diçka që zgjidhet brenda natës. Është diçka që shteti nuk mund ta adresoj vetë. Kur bëhet fjalë për migrimin janë të rëndësishme dhe besoj se kjo do ketë ndikim pozitiv në liberalizim të vizave”, ka thënë Serri, raporton Ekonomia Online.

Gerrie Willems, ambasadore e Holandës në Kosovë, ka thënë se fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve dhe harmonizimi me standardet e BE-së kanë qenë prioritete. 

“Strategjia e re kombëtare për migrimin 2019-23 është zhvillu ashtu edhe mekanizmi monitorimit. Rekomandoj një aprovim të kësaj strategjie. Shumë punë është kryer dhe kjo punë është bërë në formë të informimit. Është e rëndësishme që këto të implementohen. Sfondi është pikë e rëndësishme për qytetarët. Holanda është e interesuar të jetë në këtë projekt. Tërë objektivat për të bërë procesin e suksesshëm janë bërë. Puna e vërtetë tani fillon sepse është kohë implementimi. Me anë të implementimit të politikave dhe rregulloreve, qëndrueshmëria e të gjitha proceseve mund të bëhet”, tha ajo.

Të ngjashme