Serwer: Shkëmbimi i territoreve do ta destabilizojë rajonin, evropianët s’lejojnë një gjë të tillë

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 15:54 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Daniel Serwer, njohës i çështjeve të Ballkanit tha se ideja e përfolur për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do ta destabilizonte rajonin

Mirëpo profesorit nga Shkolla e Studimeve të Avancuara “John Hokpkins University, evropianët nuk lejojnë një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Serwer këto komente i bëri në konferencën “Dialogu Kosovë-Serbi: Normalizimi ose status-quo e përkeqësuar”.

“Sa i përket largimit të njerëzve nga pjesa e Ibrit, nuk besoj se evropianët do pranojnë një gjë të tillë. Ju kujtohet çështja e Gjermanisë, ndarja por që u ribashkua përsëri. Ndërrimi i territoreve do destabilizojë rajonin”.

“Sa i përket ndarjes së Kosovës nuk kemi plan të caktuar të qasjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë ku e ka bërë të qartë se propozimi njëanshëm nuk do kalojë, duhet të jetë reciprok. Një ide të tillë të shkëmbit ai e quan fantazi ndërsa u shpresë se është e pakuptimtë ngutia që Kosova po paraqet në këtë fazë, ndërsa tha se kjo nguti do të jetë si shkak i bisedimeve me Trumpin”.

“Nuk e shoh si Vuçiq do heqë dore nga pjesa e Serbisë ashtu si Thaçi të heq dorë nga veriu. Njerëzit vijnë me të tilla fantazi. Nuk e kuptoj pse Kosova ndihet në presion sa i përket afatit kohor. Kosova duhet të dijë se kur Serbia hyn në fazën e fundit të hyrjes në BE, parakushti është që të kenë marrëdhënie të normalizuara me Kosovën. Mendoj se ngutia e tyre vjen pas premtimit të Trumpit që do t’i sjellë në atë ‘kopshtin me trëndafila’”.

Serwer tha se tensionet po rriten për shkak të disa medieve, teksa shtoi se ushtria e Kosovës mund të jetë frikë për Serbinë.

“Është çështja e diskutuar e ushtrisë së Kosovës. Mendoj se Serbia po frikësohet prej ushtrisë së Kosovës.  Ekzistojnë “media të verdha” të cilat po i rrisin tensionet dhe po tregojnë këto storie që po rrisin frikën. Normalizimi do të thotë atë që pajtohem me platformën që duhet të përfshijë njohje reciproke dhe këmbim të ambasadorëve”.

“Kosova në këndvështrimin tim është në proces të formimit të shtetësisë dhe kemi pasë ndihmë nga ndërkombëtarët ku kemi ndërtuar diçka që quhet shtet në tranzicion”.

Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Balkans Group, tha se Kosova me vështirësi po menaxhon situatën në vend, raporton Ekonomia Online.

“Një nga skenarët e dialogut, që ai parashtroi ishte një mos arritje e marrëveshjes finale mes dy shteteve, çka e quajti rrezik të madh për Kosovën, sidomos për veriun. Skenari i mundshëm është se nuk do të ketë marrëveshje. Mund të kemi marrëveshje sa i përket ndërrimit të diskursit, por nuk po shohim këtë gjë mes Beogradit dhe Prishtinës. Nuk po e shoh gatishmërinë që ta njohin Kosovën”.

“Kemi dialog mes palëve. Çka nëse nuk ka marrëveshje si do menaxhohet çështja e shtetit. Si do ta menaxhojmë veriun, cilët janë skenarët e Serbisë në këtë rast. Deri vitin e kaluar nuk ka pasë ide të ndarjes së territoreve, kjo do të thotë luftë civile. Serbia ka biseduar me udhëheqësin e ShBA-së dhe BE-së që ta ndryshojnë kufirin e Kosovës”.

“Brukseli po mundohet të arrijë një marrëveshje të madhe por mund të negociojnë edhe me Brukselin, por kjo nuk është e mirë sepse marrëveshja mund të shihet si e normalizimit që mund ta lë Kosovën jashtë BE-së. Madje, rrezikun e një mosmarrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë, ai e paralajmëroi edhe me ndërhyrje të forcës në veri nga Kosova”.

“Politika e Kosovës po sillet shumë më keq se para se të kishim një shtet. Është marrëveshje e cila i drejton te organizatat botërore. Nëse s’ka marrëveshja Serbia do të vijë situatën si në 2011 në veri, disa institucione do rithemelohen, Vuçiq do hyjë në valle me Putinin dhe Erdoganin. Në këtë rritje të tensioneve nëse diçka ndodhë në veri Kosova do obligohet të ndërhyjë me forcat e veta”.

“Pa marrëveshje do jetë shumë e rrezikshme, konfliktet do jenë të hapura dhe do ketë rrezik në veri. Ndryshimi mund të arrihet nëse kemi paqe. Nuk e shohim këtë frymë të paqes ende. Situata pa marrëveshje do të jetë e keqe, nuk mund të imagjinohet sipas mendimit tim”.

Agon Demhasaj, hulumtues i lartë në KIPRED, tha se dialogu si i tillë që nga fillimi ka nisur keq, pasi sipas tij, do të duhej të niste si dialog mes shtetesh e jo mes kryeqytetesh.

Të ngjashme