Serweri kërkon dokumente për atë që Janjiq tha për Grenellin: Do t’i dorëzoj në Departamentin e Drejtësisë

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i çështjeve politike, Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins, ka kërkuar dokumente që mbështesin pretendimet e analistit serb, Dushan Janjiq se ish-emisari i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell paguhet për të lobuar për Serbinë.

Serwer ka kërkuar prova për këto pretendime, duke thënë se do t’ia dërëzonte Departamentit të Drejtësisë në SHBA, raporton Gazeta Express.

“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Janjiq në Twitter.

Grenell dje e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiq, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar. Në një përgjigje për Gazetën Express, Grenell e ka quajtur të turpshëm këtë pretendim.

Të ngjashme