“S’është në rregull”, ministri Krasniqi tregon pse ia lëshoi Hotit mbledhjen

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ështe deklaruar pas daljes nga mbledhja e Qeverisë.

Krasniqi ka deklaruar se nuk e ka lëshuar mbledhjen e Qeverisë për shkak të pikës së rendit të ditës të cilën e ka propozuar dhe kryeministri Hoti e ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme.

“S’kishte arsye për ta shtyer atë pikë të rendit të ditës. E kam ngritur shqetësimin që po shtyhen pikat, ky është investitor i brendshëm, është tatimpagues i rregullt. Për këtë pikë kanë kaluar të gjitha interpretimet ligjore, qe një muaj e gjysmë është në zyrën e Kryeministrit. Nuk e kam lëshuar mbledhjen për këtë arsye, megjithatë nuk është në rregull të shtyhen pikat e rendit të ditës”, ka deklaruar Krasniqi për Express.

Krasniqi tha se e kishte bërë të ditur para fillimit të mbledhjes se nuk do të ishte aty deri në fund, pasi kishte një takim të cilin e kishte caktuar më herët.

“I kam lajmëruar më herët se e kam një takim të cilin e kam caktuar më herët”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme