Sesioni vjeshtor i Kuvendit, deputetët e VV-së të parët në sallë

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 10:15 | Nga Hasan Hoti

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë të parët që kanë mbërritur në sallën e Kuvendit të Kosovës ku do të mbahet seanca e parë e sesionit vjeshtor, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë ndër të tjera pritet të formohet Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme