Kuvendi nis sesionin vjeshtor më 22 shtator

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit, e kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, mbajti sot mbledhjen e parë për këtë sesion, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryetari Veseli i uroi përfaqësuesit e grupeve parlamentare të AAK-së dhe NISMA-s për kthimin e tyre në Kuvend, duke u ofruar njëkohësisht, bashkëpunim të plotë në punën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia njëzëri vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 22 shtator, në orën 10.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se “mban takime me të gjitha grupet parlamentare, por le ta harron dikush që bëhet pazare nëpër zyra”.

Në seancën e 22 shtatorit, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015, si dhe pritet të formohen dy komisione ad-hoc: njëri për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media dhe tjetri për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Veseli: Kurti ka pasur mundësi ta tregonte veten në kohën e luftës

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dalë në një konferencë për media dhe ka shprehur se Demarkacioni do të kalojë bashkërisht për forcimin e unitetit, ndërsa Asocacioni i komunave Serbe do të themelohet sipas Kushtetutës së Kosovës.

Veseli ka komentuar dhe deklarimet e Albin Kurtit të Vetëvendosjes, i cili para disa ditësh deklaroi se me mosratifikimin e demarkacionit me Maslin e Zi u shmang një luftë.

“Luftë ka pasur gjatë viteve 90′ dhe nëse nëse dikujt i ka mbetur qejfi që nuk e ka treguar veten në kohën e luftës ta harrojë sot. Mirë është të mos i dëmtojmë njerëzit. Kemi vuajtur të gjithë bashkërisht”, tha Veseli.

Ai, po ashtu, hodhi poshtë mundësinë që Lista Serbe të mund të vendosë kushte.

Ndër tjerash kryetari Veseli ka thënë se Demarkacioni do të kalojë bashkërisht për forcimin e unitetit, ndërsa Asociacioni i Komunave Serbe do të themelohet sipas Kushtetutës së Kosovës.

Të ngjashme