Sfarqa merr përkrahjen e Mustafës, për çdo opsion të mundshëm pa përjashtuar VV-në

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 16:30 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , akademik Isa Mustafa, i ka dhënë përkrahje të plotë kandidatit për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së Muharrem Sfarqa, në garën e balotazhit që pritet të mbahet me 19 nëntor. Bile, gjatë një pronocimi ka thënë se ai dhe dega e LDK-së i kanë duart e lira që në këtë garë të vendosin për opcionet më të mira.Me këtë ka lënë që të kuptohet se ky subjekt mund të negocioj edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti i cili në zgjedhjet e fundit doli e treta.

” Kryetari Sfarqa e ka bërë një punë të mrekullueshme, e ka besimin e plotë, është me rëndësi që ta kemi.I kemi kryetaret e komunave që kanë besimin e plotë të LDK-së dhe kanë besim në vetvete. Ne pajtohemi plotësisht dhe ne u kemi lënë atyre duart e lira që ata varësisht prej disponimit të qytetarëve këtu në Ferizaj të ndërmarrin masa në mënyrë që qeverisaj e ardhshme t’i përshtatet vullnetit të qytetarëve por edhe të bëhet në bazë të programit që ne dëshirojmë të realizojmë” ka thënë Mustafa

Në anën tjetër këtë përkrahje e vlerësoi edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Ai e ka falënderuar kreun e LDK-së Isa Mustafa, duke vë në dukje se kjo përkrahje i vije në kohën kur vërehet një mobilizim i shtuar i strukturave të degës dhe qytetarëve për të dalë fitues në këtë garë.

“Unë jam shumë i sigurt se ne do të jemi fitues sepse kemi një përvojë të tillë, një gjendje të cilën e kemi pas edhe në vitin 2013 dhe të cilin rezultat e kemi përmbysur përmes votës qytetar, në mënyrë që ne të ndikojmë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, siç kemi ndikuar në këtë katër vjet, për çka unë i ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen vizionit tonë të progresit dhe suksesit” tha Sfarqa.

Këto komente u bënë dje gjatë një vizite që kreu i LDK-së dhe kryetari i Ferizajt, tashmë kandidat për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa, u bënë dy ndërmarrjeve prodhuese, Fabrikës së Bukës dhe ndërmarrjes për prodhimin e tubave të plastikës”Ferplast”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme