Sfidat e Qeverisë në ardhje

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 08:42 | Nga

Qeveria e re, e cila po pretendohet të formohet nga koalicioni PAN, AKR-ja dhe nga Lista Serbe, nuk do ta ketë aspak të lehtë t’u japë zgjidhje proceseve të mëdha, siç janë demarkacioni, asociacioni, liberalizimi i vizave, luftimi i krimit dhe i korrupsionit, etj.

Ndonëse këto çështje ishin problemet kyçe për qeverisjen e kaluar, edhe ajo në ardhje pritet të ballafaqohet pikërisht me të njëjtat, shkruan “Zëri”.

Pos këtyre, Qeveria e cila pritet të drejtohet nga Ramush Haradinaj do ta ketë përballë një opozitë tejet të fuqishme, e cila nuk do ta mbështesë në këtë rrugëtim.

Kështu së paku kanë bërë të ditur dy partitë e tjera jashtë PAN-it, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja, të cilat kanë thënë se nuk do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit nëse nuk do të ofrohen argumente se nuk humbet territor.

Pavarësisht këtyre, përfaqësuesit e koalicionit PAN janë zotuar se do t’i çojnë përpara këto procese. Ata madje janë shprehur optimistë edhe rreth asaj se do ta përfundojnë mandatin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme