Shabani: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe seletive

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së Isak Shabani, ka folur për arrestimin e ish krerëve të OVL-UCK , Nasim Haradinaj dhe Hysni Gicati dhe ka thënë se UCK-ja ka bërë luftë të drejtë, por ky dënim ka shpërfaqur parregullsitë e Gjykatës Speciale.

“UÇK ka bëre luftë të drejtë. Kjo Gjykatë është e padrejtë dhe seletive, sepse ekskluzivisht po merret me shqiptarë. Pse nuk po gjakohen serbet për krimet në Kosovë?.  Sot, kemi mbi 800 dëshmor të masakrës së Dubravës ku edhe vet jem i mbijetuar. Dënimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt u shqiptua në emër të popullit të Kosovës. Gucati Haradinaj dëshmuan parregullsitë në këtë gjykatë. Ne të gjithë mund të na dënojnë, por nuk mund të na ndalim dëshirën për të dashur vendin.  Dënimi kundër Nasimit dhe Gucatit nuk është një e keqe që i ka ndodhur vetëm Kosovës. Kjo e keqe është e Kosovës sepse pretendimet e DicK Martit kishin burim Rusinë”, tha ai.

Të ngjashme