Shahini: Qytetarët kanë menduar ndryshe këto 14 vite, Qeveria e gjen vetën përballë kërkesave të shumta

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 08:00 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

14 vite që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës e gjen vetën përballë kërkesave të qytetarëve për ulje të energjisë elektrike dhe shportës së tyre me çmime marramendëse brenda të cilës janë gjërat elementare.

Lidhur me këtë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se këtë për këto 14 vite si shtet, qytetarët e kanë menduar më ndryshe, me një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Madje Shahini shtoi se izolimi i Kosovës nga tërë Evropa dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve janë tepër zhgënjyese për qytetarët e vendit

“14 vjetori i Pavarësisë së vendit, shumë qytetarë të Republikës e kanë menduar të jetë ndryshe me një zhvillim më të hovshëm ekonomik, e një integrim dhe me një përfaqësim të Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Ne ende pas 14 viteve jemi të izoluar nga tërë Evropa. Kemi rritjen ekonomike , papunësinë dhe pakënaqësinë e qytetarëve më të lartë, dhe kjo është zhgënjyese për të gjithë ne”, ka thënë Shahini.

Të ngjashme