Shaip Kamberi mbështet Abazoviqin: Shqiptari i parë që bëhet kryeministër në historinë e Malit të Zi

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook i ka dalë në mbështetje liderit të Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh ish-zëvendëskryeministër Dritan Abazovic.

Ai ka thënë se nuk po i del në mbështetje Abazovicit sepse është shqiptari i parë kryeministër në historinë e Malit të Zi, ngase, sic thotë ai, zgjedhja e tij është mundësi për fuqizimin e demokracisë.

“Mbështetje Dritan Abazovic për Kryeministër të Malit të Zi. Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi. Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar ai.

“E kundërta e pushtetit të Vucicit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, propozoi liderin e Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh ish-zëvendëskryeministër, Dritan Abazovic, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

Të ngjashme