Muja: Kelmendi ia mbush arkën pare Serbisë

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 13:20 | Nga
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka reaguar ndaj akuzave të ministres së Tregtisë, Hykmete Bajrami e cila i tha se ka në posedim disa biznese.
Muja ka thënë se Qeveria e ka marrë si zëvendëskryeministër Ramiz Kelmendin, i cili ia mbush arkën pare Serbisë.

“Mu më ’thojnë pse keni biznese, e këta e kanë marrë zëvendës kryeministër Ramiz Kelmendin. Ai bën evazion fiskal, ia mbush arkën Serbisë dhe destimulon prodhime vendore. Mos na shitini fore këtu”, ka thënë deputeti Shaip Muja.

Ai në fund ka thënë që prodhimet vendore duhet të jenë primare e jo ato të huaja.

Të ngjashme