Shakaja e Vuçiqit me Thaçin: Mogherinit i pëlqen të puthet me ty

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor janë takuar në darkë pune në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ky takim ishte i fundit në këtë format për Mogherinin, pasi mandati i saj përfundon më 1 dhjetor.

Gjatë kësaj darke, liderët e Ballkanit Perëndimor duket se kanë qenë të relaksuar dhe në disponim.

Në një video të postuar në Youtube në kanalin e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shihet se në këtë takim u bënë edhe shaka, përcjell lajmi.net.

Njëra ishte drejtuar te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë video, kuptohet se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i ka bërë përshtypje përshëndetje e Thaçit me Mogherinin.

“Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, dëgjohet teksa thotë Vuçiqi në gjuhën serbe.

Nga ana tjetër, shihet Thaçi teksa refuzon t’i përgjigjet shakasë së Vuçiqit. 

Të ngjashme