Shala: AAK e Nisma, të hapur për koalicon me PDK-në e LDK-në

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 19:58 | Nga

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës do të jetë fitues.

“Ne si koalicion jemi të hapur, i vetmi koalicion që jemi tash jemi AAK dhe NISMA, ne jemi të hapur. Sepse ky koalicion do të jetë edhe koalicioni fitues, po flas nga terreni jo që po kam dëshirë”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë në Klan Kosova se ky koalicion pas fitores është i hapur edhe për PDK dhe LDK.

“Kthimi i Haradinajt do ta forcojë këtë edhe më shumë. Të gjithë ata që e gjejnë veten, jo vetëm Pacolli por edhe shoqëria civile pse mos të vijnë nëse e donë ndryshimin”, është shprehur ai.

“Edhe Alternativa pse mos të jenë pjesë e fitores. Nëse dojnë të jenë pjesë e fitores pse mos të vijnë PDK dhe LDK”, ka thënë Shala.

“Ne do të jemi fitues, pas zgjedhjeve kush do që na bashkohet janë të mirëseardhur. Përparësi kanë partitë opozitare”, ka deklaruar deputeti i Nismës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme