Shala: Do të ankohemi në PZAP, votat nga Serbia të paligjshme

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 14:27 | Nga Haldie Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media, pas shpalljes së rezultatit përfundimtarë nga KQZ-ja, ku edhe u konfirmua se koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e kaloi pragun, raporton EkonomiaOnline.

Endrit Shala nga kjo parti tha se  fillimisht do të dorëzojnë ankesë në PAZP, pasi që pretendon se ky koalicion ka mbi 5 për qind të votave.

“Sot KQZ nuk shpalli rezultatin nga votat e rregulla por shpalli rezultat të fabrikuar të prodhuar nga ajo vet. Publikoi pako me zarfe dhe që nuk dihet prej nga e kanë origjinën. Pako të zarfeve të mbledhura në serbi në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe të ardhura me persona të paautorizuar, pako që KQZ i dërgoi në QNR në mënyrë të paligjshme. Rezultati përfundimtar është ai i dalën nga votat e rregullta. Ne do t’i shfrytëzojmë për ankimim të gjitha instancat, presim nga këto institucione që të vendosin strikt duke u bazuar në ligj”, tha ai.

Në bazë të rezultateve zyrtare përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja Nisma nuk e kalon pragun zgjedhor për të qenë pjesë e kuvendit.

Në konferencë u prezantuan edhe disa dosje që siç u tha nga Shala me prova për ankesën drejtuar PZAP-së.

Të ngjashme