Shala: Do të vazhdojë të jem zë i prodhuesve

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se sektori i verërave dhe pijeve jo-alkoholike në Kosovë është ndër sektorët që po na bëjnë krenar në gjithë botën.

Shala, theksoi se përkrahja e këtyre prodhimeve vendore për pjesmarrje në panaire ndërkombëtare ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme.

“Sektori i verërave dhe pijeve jo-alkoholike në Kosovë është ndër sektorët që po na bëjnë krenar në gjithë botën. Përkrahja e këtyre prodhimeve vendore për pjesmarrje në panaire ndërkombëtare ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Mbështetjen ndaj prodhuesve vendor NISMA do ta vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, kurse unë do vazhdojë të jem zë i prodhuesve, përpunuesve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Shala në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme