Shala dorëzon detyrën te dy ministre

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 12:47 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Myzafer Shala, ua ka dorëzuar detyrat, ministres së re Rozeta Hajdari dhe ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online.

Musafer Shala, ministër i deritanishëm i inovacionit dhe ndërmarrësish, tha se shpreson në një bashkëpunim me këto dy ministri pasi është punë që lidhet me të rinjtë.

“Sot zyrtarisht e dorëzuam detyrën, specifik është që kjo ministri kalon në zhvillimin ekonomik dhe një pjesë në atë të arsimit. Shprehëm gatishmërinë që edhe në në ardhmen të bashkëpunojmë për të rinjtë e Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari tha se do të punojnë në koordinim me ministren Bajrami pasi janë dy departamente që ndahen në dy ministri.

“Sot morëm mandatin bashkë me ministren e Arsimit do t’i kemi punët në koordinim të përbashkët, është shumë në interes të punojmë bashkë.  Do të koordinohemi shumë afër si ministri me ministritë tjera”, tha ajo.

Hikmete Bajrami ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Tha se janë këtu për zbatimin e planit qeverisës për zvogëlimin e ministrive dhe premtoi koordinim në mes të këto dy ministrive.

“Jemi këtu për të marrë pjesë detyrat nga ministria e inovacionit dhe jemi këtu për zbatimin e planit qeverisës me zvogëlimin e ministrive. Një nga pengesat që nuk kemi zhvillim të hovshëm është diskrepanca në mes ministrive”, tha ajo.

Bajrami paralajmëroi reforma por tha se kjo nuk do të jetë e dhimbshme për askënd.

Të ngjashme