Shala e Gashi mohojnë të jenë përfshirë në sulmin fizik me deputetët e VV-së

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 18:21 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë mohuar se deputeti i Vetëvendosjes Gazmend Gjyshinca është sulmuar fizikisht, raporton Ekonomia Online.

Kujtim Shala ka thënë se ai  nuk ka provokuar ndonjë situatë gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, pasi siç ka thënë, ai vetëm ka bërë një koment sa i përket punës së ministrisë së Jashtme.

Për sulmin fizik të pretenduar nga Gjyshinca, Shala ka thënë se gjithçka do të verifikohet nga kamerat e Kuvendit.

Arben Gashi ka thënë se mbledhja e komisionit ka qenë me tensione mes ministres dhe deputetëve të VV-së, por që ata nuk janë përfshirë në këtë debat.

“Ne kemi dalë jashtë mbledhjes së komisionit dhe ne diskutime në korridor deputeti Gjyshnica dhe deputetja Pacolli shfaqën një gjuhë agresive dhe ne u larguam, kjo mund të dëshmohet edhe me videon të cilën e ka bërë vet deputeti Gjyshnica, që është mirë me publiku. Po ashtu edhe videot e Kuvendit të Kosovës. LVV po dëmton qëllimshëm reputacionin e Kuvendit dhe reputacionin e deputetëve të LDK-së”, tha ai.

“Mbledhja ka qenë e tensionuar paksa ndermjet ministres dhe deputetëve të VV-së. Ne si deputet të LDK-së nuk jemi përfshirë në këto debate dhe jam munduar qe ta ndihmoj kryetarën që të vendos rregull” tha ai.

E Kujtim Shala tha se nuk ka qenë personalisht i përfshirë në këtë përplasje.

Ndërkaq, deputeti Shala bëri të ditur se tashmë janë intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

“As fizikisht as verbalisht nuk ka pasur sulm. Jemi intervistuar, është rast i inciuar kemi deponuar deklaratat tona lidhur me rastin dhe kemi mbyllur këtë çështje”, u shpreh ai para mediave.

Të ngjashme