Shala e quan lojë taktike refuzimin e Kurtit për takim me Vuçiqin: Kryeministri veç se ka filluar bisedimet

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 12:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ferat Shala në një intervistë për Ekonomia Online tha se për dokumentin non-paper, ku flitet për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, duhet të pyetet Qeveria e Kurti.

Sipas deputeti Shala, kryeministri i vendit duhet të ketë njohur rreth këtyre letrave, që siç thotë ai tashmë ka filluar bisedimet me palën serbe.

“Këto duhet ta pyetni qeverinë Kurti sepse ai është shumë më i informuar dhe ka filluar bisedimet”.

Përderisa kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së mërkurës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli.

Ai ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në një takim në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.

Ndërsa, sipas deputetit të PDK-së anulimi i takimit me presidentin serb është lojë taktike.

“Është lojë taktike, anulimi një ditë dytë është çështje e taktikave të tij, por ai më ka filluar bisedimet dhe kjo është shumë publike dhe shumë e njohur dhe ai duhet të ketë informacion për këto letra”.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Albin Kurti është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e lartë të BE-së, ndërsa të mërkurën bëri të ditur se ka anuluar takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Të ngjashme