Shala i bindur që qeveria e re formohet të mërkurën, flet edhe për ministrat e Nismës

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se pas publikiimt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese tanimë janë krijuar të gjitha kushtet për të votuar qeverinë e re.

Shala ka bërë me dije se partnerët e koalicionit janë dakorduar që të mërkurën të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re. Ai ka thënë se tanimë nënshkrimet e deputetëve për seancë të jashtëzakonshme janë dorëzuar dhe pret që pas dy ditësh të votohet qeveria e re.

Shala ka folur edhe për kandidatët e Nismës për ministra.

“Sa i përket emrave Nisma do të ketë postin e zv kryeimnistrit, Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Tregtisë dhe në afatin e duhur do t’i preznatoj para publikut. Kryetari Limaj dhe kryesia ende s’ka vendos për përfaqësuesit tanë në qeveri”, ka thënë Shala për RTK.

Të ngjashme