Shala i dërgon edhe tri pika shitëse mobile në veri të vendit

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se edhe sot MTI, në bashkëpunim me bizneset vendore, kanë dërguar tri pika shitëse mobile, me mallra ushqimore në veri të vendit, për të iu ofruar qytetarëve të Republikës së Kosovës, mundësi t’i blejnë produktet esenciale.

“Pikat shitëse mobile, kanë qëndruar në tri komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut, ku qytetarët e asaj ane, janë furnizuar me artikuj ushqimor”

“Aksioni do të vazhdojë derisa të jetë e nevojshme, në zbatim të obligimeve tona shtetërore për ofrimin e kushteve për blerje të produkteve të ndryshme edhe në veri si në të gjithë tregun e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Image may contain: outdoor
Image may contain: indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme