Shala i Nismës i reagon Lajçakut: Nuk do të ketë Asociacion pa Marrëveshje për Njohje Reciproke

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i ka reaguar përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, duke i thënë se, “nuk do të ketë Asociacion pa Marrëveshje për Njohje Reciproke”, pas deklaratave të këtij të fundit se, “nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk implementohet themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe”.

Në një konferencë për media, Lajçak kë thënë se, “Jam këtu vetëm të lehtësoj marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve. Dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin”.

Ndërsa, lidhur me këtë me njëherë ka qenë reagimi i deputeti Shala, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se, “Ashtu siç nuk do të ketë Asociacion pa Marrëveshje për Njohje Reciproke!”

Të qëndrimit që dialogu duhet të përfundoj vetëm me marrëveshje për njohje reciproke kanë qenë që nga fillimi zyrtarët e Nismës Socialdemokrate, të cilët kohë pas kohe e kanë thënë edhe nëpër paraqitjet e tyre publike.

Të ngjashme