Shala i PDK-së: Drenica i dha mbështetje Hoxhajt për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Sipas rinisë dhe veteranëve të Drenasit, koha e PDK-së po vjen, kështu thotë kandidati për deputet nga kjo parti, Ferat Shala.

“Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen”, ka shkruar ai.

Tutje, Shala tha se ka pasur takime me plot demokratë entuziastë ku programin elektoral “Rimëkëmbje” e kanë shpalosur bashkë me kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Hoxhaj mori sot në Drenicë mbështetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme”, tha Shala.

Sipas Kryeministrit të ardhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës.

No description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme