Shala: Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit gjetjen e sallës për mbajtje të seancës

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Nisma Social Demokrate, Endrit Shala, ka thënë se do e mbështesin seancën e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

Shala në Info Magazine, ka theksuar se nga fillimi kanë thënë se kryeministri Kurti dhe kabineti i tij nuk premton zhvillim ekonomik për Kosovën, njofton Klan Kosova

“Qeveria Kurti shkaktoi prishjen e raporteve strategjike me mikun e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kërkesës nga Lidhja Demokratike e Kosovës ne e kemi mbështetë mocionin e mosbesimit kur përmbi 40 deputetë e kanë nënshkruar”.
Shala ka thënë se presin nga kryesia e Kuvendit të gjejnë sallën dhe të caktojnë orën e mbajtjes së seancës ashtu siç i obligon Kushtetua e vendit.

“Presim nga Kryesia ta miratojë mbajtjen e seancës pasi është e obliguar nga Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit të përcaktojë orën dhe ditën, kurse këto lojërat që janë duke u bërë duke i kërkuar mendim Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë mendim duke e ditë se me çfarë gjendje janë duke u përballë janë të papranueshme”

“Ashtu siç ne po kërkojmë nga të gjitha institucionet që të jenë në vijën e parë të fronit edhe ne duhet ta kryejmë punën tonë. Nenin 100 thotë se në momentin kur përmbi 40 deputetë e nënshkruajnë mocionin kryeparlamentarja është e detyruar ta caktojë datën dhe orën e mbajtjes së seancës”

Mes tjerash Shala kërkoi nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që ta kontaktojë kryesinë e Kuvendit për gjetjen e sallës së përshtatshme për mbajtjen e seancës.

Të ngjashme