Shala: KQZ-ja ka fabrikuar votat, sot do të paraqesim ankesë

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR, Endrit Shala, e ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit të shpallura nga ana e Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve.

Në një prononcim për Klan Kosova ai ka thënë se KQZ nuk i ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve për Kuvend, por i ka fabrikuar ato.

“KQZ nuk i ka shpallur rezultatet, por i ka fabrikuar ato – kjo sepse disa zarfe të ardhura nga Serbia, krejt në mënyrë të paligjshme po tenton t’i kthejë kinse në vota”.

“Për Nisma Socialdemokrate, KQZ sot ka fabrikuar rezultat. Duke u bazuar në rezultatin e votave të vlefshme dhe të ligjshme, Nisma Socialdemokrate e ka kaluar pragun”.

“Ne do t’i ndjekim të gjitha procedurat ligjore për ta kundërshtuar këtë fabrikim. Sot do ta paraqesim ankesën pranë PZAP-së dhe pastaj do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Supreme – e deri në Gjykatë  Kushtetuese nëse ka nevojë”.

Kujtojmë se sot kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe nga ky rezultat del se koalicioni Nisma-AKR nuk e ka kaluar pragun. Koalicioni në fjalë mori vetëm 42 mijë e 72 vota apo 4,984 për-qind.

Të ngjashme