Shala: Kurti ka problem me atë se çfarë nënkupton qeverisje

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka folur për krizën me grevat, ku tha se krejt kjo histori dyjavore i shpërfaq disa probleme të kryeministrit.

Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se problemi i parë është që Kurti ka probleme me atë se çfarë nënkupton qeverisje.

“Krejt kjo histori dyjavore që tashmë po bëhen tri nga e hëna që vjen, mësimi në Kosovë nuk vazhdon dhe kjo i shpërfaq disa probleme të këtij kryeministri. Problemi i parë është që kryeministri i Kosovës, mendoj dhe në bindjen tonë të PDS-së e ka pak probleme me atë se çfarë nënkupton me qeverisë. Tash e dy vite, kryeministri merret vetëm me menaxhimin e proceseve të gatshme. Qeverisja është koncept më i gjatë d.m.th me u marrë edhe me problemet që nuk janë në linjën tënde”, tha ai.

Sipas tij, veprimet e Kurtit tregojnë se ‘unë qeverisi ata që duan të qeverisen prej meje, ata që më kundërshtojnë janë jashtë fokusit qeveritar’.

Ai thotë se Qeveria përmes veprimeve të saj tregon që në të ardhmen nëse ka fuqi ka me ngushtu edhe demokracinë.

“Krejt veprimet e Kurtit është që ‘unë i qeverisi ata që duan të qeverisën prej meje, ata që më kundërshtojnë janë jashtë fokusit tonë qeveritar’, kjo për një vend më normal ish dashtë me qenë skandal. Kur një kryeministër ka qasje selektive dhe merret vetëm me ata që janë në linjën e vet të mendimit, ata që mendojnë ndryshe nuk kanë vend në këtë shoqëri në kuptimin e menaxhimit. Kemi një qeveri që përmes këtyre veprime na tregon që në të ardhmen nëse ka fuqi ka me ngushtu edhe demokracinë”, theksoi Shala.

Të ngjashme