Shala: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar afirmon shtetësinë e Kosovës

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 11:31 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në detyre, Endrit Shala, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, kanë nënshkruar marrëveshje për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, raporton Ekonomia Online

Ministri i MTI-së, në detyrë Endrit Shala tha se bashkëpunimi i mirë me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa shtoi se kjo marrëveshje përveç aspektit ekonomik fuqizon lidhjet politike dhe afirmon shtetësinë e Kosovës.

“Është një hap para qe Kosova së bashku me Mbretërinë e Bashkuar  arrijnë qe edhe në të ardhmen edhe pasi qe Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Bashkimi Evropian, që marrëdhëniet tona tona ekonomike dhe tregtare të vazhdojnë siç kanë qenë edhe në marrëveshjen  e cila ka ekzistuar në kuadër të marrëveshjes së Bashkimit Evropian . Kjo marrëveshje nuk e prek vetëm sektorin ekonomik dhe tregtar por forcon edhe lidhjet politike, afirmon shtetësinë Kosovës, afirmon territorin doganor. Kënaqësi që në përfundim të mandatit të arrijmë  këtë sukses”, u shpreh Shala.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, tha se është i lumtur që po nënshkruajnë këtë marrëveshje për të cilën tha se është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. “Jam i lumtur qe sot kemi nënshkruar këtë marrëveshje një hap i rëndësishëm. Do të shoh nëse do dalim nga BE-ja. Por edhe nëse ndodh marrëveshjet vazhdojnë. Ne kemi një marrëveshje me Kosovën dhe është shumë e rëndësishme të kemi këtë marrëveshje. Falënderoj ministrin dhe ministrinë për këtë bashkëpunim”, theksoi Abbott.

“Kosova është shteti i parë në Ballkanin Perëndimore që po e nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe është e rëndësishme për marrëdhëniet politike që do të vazhdojnë në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha ambasadori Abbott.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo Marrëveshje do të hyj në fuqi pas datës në të cilën Marrëveshja BE-Kosovë pushon së zbatuari në Mbretërinë e Bashkuar (marrëveshja do të hyj në fuqi pasi Mbretëria e Bashkuar të dal nga BE). 

Të ngjashme