Shala: Mitrovicës po i mungon Kadri Veseli, fryma e fitores po shihet kudo

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së, për deputet Ferat Shala, gjatë tubimit zgjedhor në Mitrovicë ka thënë se këtij qyteti po i mungon ish-kreu i kësaj partie Kadri Veseli, që po gjykohet në Hagë.

Por sipas tij, fryma e fitores po shihet në çdo qytet të Kosovës.

Postimi i plotë:

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar.

Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.

Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren.

Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas.

Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij:

Partisë Demokratike të Kosovës.

Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!

#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme