Shala: Nitaj – zëdhënës i shpifësve e mashtruesve

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka hedhur akuza ndaj deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj, duke e quajtur zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve.

Shala përmes një statusi në Facebook, ka thënë që Nitaj kur flet edhe në parlament si argument dhe bazë e fjalimeve të tij i ka sipas tij “fjalët e çarshisë”.

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve”.

“Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë”, ka shkruar Shala në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së deputetit të AAK-së se po flitet që kryetari i Nismës Socialdemokrate do të kthehet në PDK.

Të ngjashme