Shala pas aksionit në veri: Do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme

Malishevë | 28 Maj 2019 | 14:39 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka thënë se institucionet e sigurisë në vend kanë zbatuar ligjin dhe kanë kryer punën me përgjegjësi gjatë aksionit në veri, raporton Ekonomia Online.

Shala i pyetur nga gazetarët se aksionin i sotëm “A ndërlidhet me raportimin e medieve se pas vendosjes së taksës 100% ka pasur kontrabandë në veri”?, nuk ka komentuar këto deklarata.

Ai ka shtuar se në momentin që ata do kenë informata për aktivitete joligjore, do marrin veprimet e duhura.

“Ashtu siç kam thënë edhe më herët, institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast institucionet e sigurisë janë duke e kryer në mënyrë te jashtëzakonshme detyrën e tyre dhe në çdo moment që kemi informata për aktivitete joligjore në çdo pjesë të Kosovës do t’i marrim veprimet e duhura për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur rendin dhe ligjin në Republikën e Kosovës”, u shpreh Shala.

Të ngjashme