Shala: PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur të mërkurën bashkë me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj, kanë zhvilluar takim me banorë të Komoranit dhe Tërstenikut.

Sipas tij, këto takime janë mesazh i qartë se pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën.

Postimi i plotë:

Programi i Partisë Demokratike të Kosovës për #Rimëkëmbje ekonomike dhe politike, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët të Kosovës gjithandej.

Ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, elaboruam aspekte të politikave zhvillimore që lidhen kryesisht me stimulimin e bizneseve private për periudhën post-Covid.

Këto takime, që bashkë me z. Hoxhaj po i realizojmë në shumë mese qytetarësh, janë një mesazh i qartë se, pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën.

#Rimëkëmbje #FeratShala14

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme