Shala pranon disa tituj librash nga Frrok Kristaj

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka takuar shkrimtarin Frrok Kristaj nga I cili ka pranuar disa tituj librash.

Sipas Shalës Kristaj ka dhënë kontribut të veçantë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Kosovës.

“Nderim i veçantë për mua të pranojë dhuratë disa tituj librash nga shumë i nderuari, Frrok Kristaj. Vetëm pak ditë më parë, Kristaj u bë laureati i parë i çmimit kombëtar “Anton Çetta”, për kontributin e veçantë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Kosovës” ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Nderim i veçantë për mua të pranojë dhuratë disa tituj librash nga shumë i nderuari, Frrok Kristaj. Vetëm pak ditë më parë, Kristaj u bë laureati i parë i çmimit kombëtar “Anton Çetta”, për kontributin e veçantë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Kosovës. Emri i Frrok Kristajt, për më shumë se 40 vjet, lidhet me studimin dhe hulumtimin e jetës dhe veprës se Shtjefën Gjeçovit, pastaj të priftit martir, Luigj Palaj, të shkrimtarit Anton Pashku, të aktores Katarina Josipi … si dhe i shumë personaliteteve të tjera. Ai, po ashtu, është njëri prej themeluesve dhe tani organizatori kryesor i njërit prej manifestimeve letrare e kulturore – nga më reprezentativët e kulturës nacionale të Kosovës, “Takimet e Gjeçovit”, i cili mbahet në Zym të Hasit që nga viti 1971.Urime Çmimin “Anton Çetta”, Frrok Kristaj!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme