Shala: Pushteti mbrëmë tregoi se sa mashtrues dhe të pabesë janë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, qeveria trafikoi buxhetin duke mos u dhënë mundësi deputetëve të debatonin.

Shala tha se ”kjo qeveri përmes instrumentalizimit të shumicës, e ktheu mashtrimin si instrument edhe në Kuvend, duke ju fut thikë pas shpine opozitës, të cilës vetë i kishte kërkuar bisedime për të gjetur zgjidhje”.

E në anën tjetër, në mënyre tinëzare u futën në seancë dhe votuan mocionin procedural.

Me këtë veprim, ata edhe njëherë treguan se sa mashtrues dhe të pabesë janë. Ata mbrëmë treguan frikë nga debati, mungesë profesionalizmi si dhe demonstruan që kurdo që kanë mundësi, do t’i shkelin rregulloren e Kuvendit, ligjin dhe Kushtetutën.

”Kjo qeveri, e cila qysh në projektligjin e parë që e dërgon ne Kuvend, projektligjin më të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, projektligjin e buxhetit, e miratoj atë pa debat dhe pa ballafaqim me opozitën, duke manipuluar dhe shfrytëzuar rrethanat e rënda për shkak të Koronavirusit, shpërfaqi më së miri mentalitetin klandestin, konspirativ të kësaj shumice parlamentare” shtoi Shala.

Ishte mjerim t’i shihje deputetët e shumicës se si instrumentalizoheshin në nivel të tillë duke u detyryar ta votonin ligjin edhe pa e lexuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme