Shala: Qytetarët po i përgjigjen thirrjes së PDK-së për t’i dhënë vendit drejtim të ri zhvillimi

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala ka thënë se qytetarët po i përgjigjen fuqishëm thirrjes së PDK-së për t’i dhënë vendit drejtim të ri zhvillimi.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, pas takimit me qytetarë ai tha se Kosova evroperëndimore bëhet më PDK-në dhe me programin qeverisës #Rimëkëmbje.

Postimi i plotë:

Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në Zabel të Ulët dhe në dy Koroticat-e Epërme dhe e Ulët.

Qytetarët po i përgjigjen fuqishëm thirrjes së PDK-së për ta ndryshuar kursin keqqeverisjes Kurti&Hoti dhe për t’i dhënë vendit tonë drejtim të ri zhvillimi.

Kosova evroperëndimore bëhet më PDK-në dhe me programin qeverisës #Rimëkëmbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme