Shala thirrje politikanëve: Mos e takoni Lajçakun, po mban anën e Serbisë

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 14:24 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behgjet Shala, në një intervistë për Ekonomia Online tha se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE), për dialog me Serbinë, është kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje sipas tij, ai vazhdimisht ai ka mbajtur anën Serbisë me qëndrimet e tij. Për këtë ai kërkon që politikanët në vend mos ta takojnë atë gjatë vizitës në Kosovë.

“Në ndërkohë nuk është hera e parë që Lajçak del kundër pavarësisë së Kosovës ndonëse thotë se i deleguar për bisedime e përfaqëson politikën e BE-së e jo qëndrimin personal apo të shtetit nga ai vjen që nuk e ka njohur Kosovën, ashtu edhe Borelli thjesht se ka pasur shumë reagime të cilat e kanë kundërshtuar, por gjithmonë ia ka mbajtur anën Serbisë, por serbëve në Kosovë”.

Sipas tij, vizita për tri ditë rresht e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë, nuk duhej të ndodhte, duke shtuar se është e paqartë nëse ai përfaqëson qëndrimin e BE-së, lidhur me hartën në të cilën Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

“Ai para se të vjen në Kosovë së fundmi ka dal në një konferencë për medie dhe mbrapa e kap pasur hartën ku Kosova është si pjesë e Serbisë dhe në momentin kur Kosova kur e ka shpallur pavarësinë dhe është pranuar si shtet nga të gjitha shtetet e BE-së atëherë aty është dashur të bëhen ndryshime, por nuk është dashtë të qëndrojë ajo hartë mbrapa sepse ajo hartë paragjykon, sepse nuk dihet a është ai qëndrim personal i Lajçakut apo është qëndrim i BE-së, fakti që ai nuk është distancuar asnjëherë nga ajo nënkupton që kjo mund të jetë një politik e BE-së, dhe vetë deklarimi se kanë një qëndrim neutral karshi Kosovës vë në dyshim dhe  vështirësi vetë procesin e dialogut”.

Madje sipas tij, Kosova nuk duhet që ta vendos dialogun në rend të parë, ngase kka shumë cështje të tjera të brendshme me të cilat duhet të merret.

“E kemi parë që në Kosovë e kemi pasur një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor dhe kemi parë që një parti i ka fituar afërsisht 50% të votave dhe ende pa u formuar asnjë institucion është një presion i vazhdueshëm ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë që do të vije sepse puna e parë që e pret Kosovën është dialogu dhe është jo serioze që të kërkosh nga dikush që nuk e ka qeverinë gati as nuk e ka kabinetin qeveritar ndërkaq Kosova ka më shumë prioritete se sa ta vendos dialogun në rend të parë, ku tashmë ky dialog nuk i ka qenë i përcaktuar në afatin kohor dhe atë përmbajtjesorë as nuk e ka dhënë se si do të duket fundi i këtij dialogu, dhe ne si Kosovë nuk po e kemi të qartë fundin e këtij dialogu përveçse na përmendin kompromise nga të dy anët”.

Shala thotë se në dialogun me Serbinë, Kosova kë bërë shumë kompromise, prandaj edhe është në avantazh, raporton EO.

“Kosova ka bërë aq shumë kompromise saqë nuk e di se çka mund t’i kërkohet Kosovës, Serbia nuk ka bërë kompromise sepse të gjithë tregtinë po e bënë në kurriz të Kosovës, pra Serbia është në avantazh dhe në këtë drejtim e ka në krahë të djathtë Lajçakun, Borellin dhe një pjesë të BE-së”.

“Kosova thuhet si ka plotësuar të gjitha kritere për liberalizim të vizave dhe vazhdimisht gjendet një arsye. Në çdo vend ku është një shoqëri civile e fuqishme që ndikojnë në opinion nuk do të duhej t’i kalonte aq lehtë dhe dëmtimi i qëllimshëm i Lajçakut, dhe ajo hartë inkurajon Vuçiqin dhe ai është dashtë të kërkojë falje publikisht dhe politikanët të mos takohen me të në këto rrethana aq më parë që edhe para takimit po shfaq një agresivitet duke deklaruar që Kurti e dinë çka e pret në këto bisedime dhe kjo marrëveshje do të përmbyllet brenda pak muajve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme