Shala viziton Tregun e Gjelbër, premton kushte më të mira

Pejë | 02 Tet 2017 | 18:28 | Nga

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Pejës, Sabiha Shala ka nisur sot fushatën elektorale në tregun e gjelbër.

Gjatë takimit me tregtarët e Pejës, Shala ka shprehur gatishmërinë për t’ju dalë në ndihmë.

“Sot fushatën time dorë më dorë vendosa ta bëj me shitës në tregun e gjelbër. Këta tregtarë të cilët me vite kanë dëshmuar se janë konkurrentë edhe rajonal, operojnë me kushte minimale”, ka thënë Shala, transmeton EkonomiaOnline.

Shala, tha se tregtarët në tregun e gjelbër, i ka quajtur heronj, duke  thënë se deri me tani iu ka munguar përkrahja institucionale.

Ajo ka thënë se në mandatin e saj do t’ju kthehet dinjiteti duke ju krijuar kushte të mira pune në plasimin e produkteve në treg.

“Shfrytëzova rastin të ju drejtohem me epitetin heronj të punës pavarësisht vështirësive nga mungesa e përkrahjes komunale. Në mandatin tim këtij tregu dhe këtyre tregtarëve do t’ju kthehet dinjiteti që meritojnë, duke krijuar kushte shumë më të mira për kultivimin dhe plasimin e produkteve të tyre në treg”, theksoi Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme