Shaqir Totaj pranon detyrën e kryetarit të Prizrenit

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kësaj komune.

Atij postin ia dorëzoi kryetari i deriranishëm nga Lëvizja Vetëvebdosje, Mytaher Haskuka i cili me stafin e tij edhe e priti në zyrë Totajn.

Ai tha se do të ketë bashkëpunim me të gjithë pa dallim.

“Së pari dua t’iu falënderojë për pritjen që na keni bërë dhe punën që keni bërë. Pasi për katër vjet nuk është e lehtë të udhëheqës një qytet si Prizreni”.

“Jam mirënjohës, po ashtu edhe për mundësinë që të ardhmen kurdo që kemi nevojë me informacione shtesë për projektet t’iu drejtohemi juve, si dhe drejtorët aktual eventualisht të vazhdojnë punën për të siguruar një kontinutet që qyteti ka nevojë”.

“Ne gjithsesi do të vazhdojmë me një përkushtim dhe qasje pak më të ndryshe. Besoj shumë se qyteti i Prizrenit në frymën e një kulture, tradite dhe tolerance do të vazhdojë më tutje”.

“Ky pranim-dorëzim i pushtetit tregon se Prizreni e ka një traditë dhe një kulturë”.

Pas pranim-dorëzimit të detyrës për kryetar, të premten e 10 dhjetorit, kryetari i ri bashkë edhe me asamblistët e rinj, do të japin betimin.

Të ngjashme