Shaqir Totaj viziton familjen e heroit Xhevat Berishës

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka vizituar familjen e heroit të kombit Xhevat Berishën.

Ai në mëngjes ka takuar familjarët e dëshmorit, me të cilët sipas tij, evokuan kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategut të UÇK-së.
Totaj shkruan se, nderimi ndaj fmailjeve të dëshmorëve është obligim

Postimi i plotë:

Mëngjesin e fillova me vizitë tek familja e heroit të kombit Xhevat Berisha. Kënaqësi e veçantë të takosh familjarët e dëshmorit, me të cilët evokuam kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategu të UÇK-së.

Respekti e nderimi ndaj familjeve të dëshmorëve është obligim i yni. Si institucione komunale, do të përkujtojmë e lartësojmë pa ndalur emrin e dëshmorëve të luftës. Ua kemi borxh dëshmorëve ta duam e ta ndërtojmë Prizrenin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme