Shasha: Programi i Kurtit është i duhuri, por sfidues për t’u zbatuar

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Instituti EPIK e ka analizuar programin e Qeverisë Kurti duke i radhitur radhitur 165 zotimet.

Drejtori i këtij instituti, Demush Shasha, ka thënë se është i duhuri, por se fort i zorshëm është zbatimi, njofton Klan Kosova.

“Çdo gjë është paraparë në kuadër të këtyre 57 faqeve është e duhur, është ideale, por është jashtëzakonisht sfiduese. Pse është i mundur? Është se çdo gjë brenda programit ka sens, është e bukur dhe e nevojshme. Por nga ana tjetër, pse s’është i mundur? Duket se disa gjëra pothuajse sigurt nuk mund të arrihen deri në fund të vitit 2025”.

Te sfidat, Demushi përmendi problemet me buxhetin të shkaktuara nga pandemia. Megjithatë, ai tha se kjo i mbetet kohës të shihet.

Ndër pikat e programit është edhe përfundimi i marrëveshjes me Serbinë, për të cilën Demushi ka thënë se edhe mund të arrihet meqë edhe në Kosovë edhe në Serbi ka mazhorancë që mund t’ia jep epilogun këtij procesi.

Ndërkaq, mossukses mund të ketë në dialog edhe për shkak të historisë që ka pasë procesi në të kaluarën apo për shkak të mosinteresimit të vazhdueshëm të Serbisë për të avancuar dialogun.

Shasha në Info Magazine ka thënë se dialogu është shtegu i Kosovës për të ardhmen e saj në BE.

“Liberalizimi i vizave, njohja nga pesë vendet e BE-së, marrja e statusit kandidat për BE janë të ndërlidhura me dialogun. Zyrtarë të BE-së, qoftë Borrel, qoftë ministri gjerman Maas kanë përsëritur mesazhin e njëjtë që perspektiva europiane e Kosovës është e lidhur me dialogun”.

Të ngjashme