Shatri: Kurti nuk bën ta heqë taksën, reciprociteti i paqartë

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 15:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Haki Shatri, këshilltari për ekonomi i Ramush Haradinajt, sa ishte kryeministër, në një prononcim për Ekonomia Online është shprehur kundër largimit të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Ndërsa reciprocitetin e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Kurti, po e konsideron si të paqartë.

“E kam vetëm një dilemë, pse vendimi i parë ose prioriteti i parë i qeverisë heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit, pa e pa askush as ata vet çka nënkupton në përmbajtje reciprociteti me një vend tjetër. Është dashtë të mbahet vendimi për taksën e me kohë  të analizohet dhe të shihen hapat tjerë, duhen ta kenë të qartë si fillestarë që janë në këtë mandat qeverisë Kosovën edhe në këtë kuptim në interesin e Kosovës”, thotë ai.

Shatri këshillon kryeministrin Albin Kurti se para se të ndërmerr vendime të mëdha duhet të ketë parasysh pozicionin e Kosovës karshi Serbisë.

“Zoti Kurti e din çfarë qëndrimi ka pasur ndaj taksës  edhe ndaj importimit të mallrave serbe në vitet, por sidomos prej vendosjes së taksës nga Qeveria, e dimë çfarë qëndrime ka pasur tash po duket që ka marr qëndrim të ri një ripozicionim por është përgjegjësi e tij. Por unë do ta kisha këshilluar, sikur shumë të tjerë që po mundohen ta këshillojnë pa të keq, ne i dëshirojmë sukses dhe punë të mbarë me qëllim që Kosova të ecë përpara, por ne mendojmë që në pika delikate  duhet të  jenë  shumë të matur, dhe para se të merr një vendin që i pëlqen dikujt që është  jashtë ose për anash, ta sheh në ecurinë dhe pozicionin e Kosovës karshi shtetit të Serbisë’’, thotë ai.

Shatri thotë se deputetët e Aleancës për Armërinë e Kosovës do të kundërshtojnë heqjen e taksës me mjete demokratike në Kuvendin e Kosovës.

“Deputetët tanë në mënyra demokratike, parlamentare do të shfrytëzojnë për të thënë qëndrimin e subjektit tonë, qëndrimin parimorë që e kemi botërisht i ditur  pra që taksa të mos lëvizet deri sa Serbia të e njeh pavarësinë e Kosovës, kur të njihet pavarësia e Kosovës atëherë  vendosim raportet normale si me çdo shtet tjetër hiqet taksa”, thotë ai.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë dje në një konferencë për media se taksa ndaj mallrave me origjinë serbe dhe nga Bosnja e Hercegovina do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Të ngjashme