SHBA-BE “normalizohet” situata; Evropianëve iu kthehet statusi

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë rikthyer misionin e BE-së në Washington në statusin e tij të mëparshëm, duke e quajtur bllokun si një nga “partnerët e tyre më të vlefshëm”, shkruan portalb. mk përcjellë Klan Kosova.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja e uli statusin diplomatik të misionit të BE-së nga “shtet anëtar” në “organizatë ndërkombëtare”.

Ky veprim u vlerësua si një goditje më shumë në raportet e trazuara transatlantike.“Departamenti i Shtetit do të njohë përsëri përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Uashington si të baraz vlefshëm më atë të një misioni dypalësh” tha, ambasadori i SHBA-së në BE, Gordon Sondland.

Sipas tij, BE-ja është një “organizatë me rëndësi të veçantë dhe një nga partnerët më të vlefshëm të SHBA-së në çështjet e prosperitetit dhe sigurisë botërore”.

.Vitet e fundit raportet mes Washingtonit dhe Brukselit janë përkeqësuar Administrata e presidentit Donald Trump, vitin e kaluar, vendosi tarifat për çelikun dhe aluminin ndaj bllokut Evropian

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme