ShBA deklarohet për vendimin e Qeverisë rreth ushtrisë

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 17:10 | Nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri përmes një Projektligji.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm. Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre,” thuhet në reagim, raporton EkonomiaOnline.

LEXO Edhe: Qeveria miraton transformimin e FSK-së në Ushtri

Ambasada e ShBA-së në Kosovë kërkon po ashtu konsensus të brendshëm për dialogun me Serbinë.

“Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt.”

Të ngjashme