ShBA-ja kundër Vulinit

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 11:02 | Nga

Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq ndodhet nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk e duan Aleksandar Vulinin ministër të Mbrojtjes të Serbisë, shkruan “Novosti” i Beogradit.

Sipas “burimeve” të “Novostit” Vulin është halë në sy të SHBA për shkak të retorikës ndaj shqiptarëve e kroatëve si dhe për shkak të lidhjeve të mira që ka me Moskën.

Megjithatë, sipas kësaj gazete, Vuçiq ka vendosur të mos lëshoj pe ndaj presioneve amerikane dhe Vulinit do t’ia besojë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme