SHBA-ja përgëzon Kosovën për kthimin e shtetasve të saj nga Siria

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Në orët e parë të mëngjesit të së premtes, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë nga vatrat e luftës në Siri.

Kthimin e tyre në Kosovë, e kanë mirëpritur Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një reagimi për media, Ambasada e SHBA-së, ka thënë se Kosova ka vendosur një standard të rëndësishëm.

“SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njëjtës rrugë. I duartrokasim bashkë ndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve”, thuhet në komunikatën për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme