ShBA nuk do një koalicion VV-LDK, pasi do të kishte probleme më vonë

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Analisti Faton Abdullahu beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk preferojnë një koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi “besojnë se mund të ketë probleme më vonë”.

A dullahu ka thënë Vetëvendosje po mundohet të bëjë vetëm LDK-në fajtore për mosarritjen e marrëveshjes për koalicion.

Spas Avdullahut kjo ishte arsyeja se pse kjo parti ftoi në takim ambasadorët e QUINT-it, për të ju thënë atyre shikoni se sa shumë po kërkon LDK-ja.

E analisti tha se Amerika nuk po dëshiron të ndërhyjë në arritjen e marrëveshjes sepse nuk e do këtë koalicion ngase e di që do të ketë probleme të tilla edhe më vonë.

“Nëse ju kujtohet edhe më herët VV’ja nuk është ndjerë rahat dhe gjithmonë i është drejtuar popullit duke thënë se ne jemi okej por është LDK’ja ajo e cila është fajtore. Edhe ftesa e VV’së ndaj Kuintit është për të i thënë atyre se shikoni se sa po kërkon LDK’ja dhe është shumë. Nëse tani kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, kjo nënkupton që edhe më vonë do të kërkosh atyre që të zgjidhen edhe probleme tjera”.

“Kur erdhi përfaqësuesi i Trumpit në Kosovë tha qartë që kemi ardhur për ekonomi dhe nuk kemi ardhur për koalicion. Mua ma merr mendja se amerikanët nuk duan që këto dy parti të bëhen bashkë sepse e dinë që mund të kenë më vonë problem”, tha Abdullahu në Klan Kosova.

Të ngjashme