ShBA vlerëson përkrahjen e Kosovës në kundërshtimin e diktaturës së Maduros

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar mbështetjen e Kosovës në kundërshtimin e regjimit të Maduros në Venezuelë.

Në një reagim të Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, thuhet se Kosova është në rrugën e duhur, derisa thonë se rruga e vetme e duhur për Venezuelën është kthimi në demokraci dhe paqe.

“Kosova është në rrugë të duhur përmes mbështetjes së tyre në kundërshtimin e diktaturës brutale të Maduros. Një kalim i shpejtë paqësor në demokraci është mënyra rruga më efektive dhe më e qëndrueshme drejt stabilitetit, të ardhmes dhe rikuperimit në Venezuelë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane të cilin ia kanë bashkëngjitur një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Të ngjashme