Shefi i kabinetit të Kurtit publikon shpenzimet mesatare të të gjitha qeverive që nga pavarësia

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka publikuar disa grafika me shpenzimet e të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, bazuar në një mesatare ditore dhe mujore.

Dalipi vlerësoi në Facebook se kabineti i shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti është më i përgjegjshmi sa i përket shpenzimeve, krahasuar me të gjitha kabinetet qeveritare paraprake.

“Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%. Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021”, shkroi Dalipi në Facebook.

Sipas të dhënave të publikuara nga ai, Qeveria Kurti I ka pasur më së pagu shpenzime mesatare mujore me 1,188 euro. E kabineti që ka shpenzuar më së shumti, sipas këtyre të dhënave, del të jetë ai i Qeverisë Thaçi II me 4,041 euro të shpenzuara mesatarisht çdo muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme