Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tregon pritshmëritë që ka për Qeverinë Kurti

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur për pritshmërinë e BE-së për Qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër Albin Kurti.

Ai së pari thotë se pritjet e tyre janë që kjo qeveri të jetë qeveria e parë që ta përfundojë mandatin e tyre.

“Jemi të inkurajuar në fakt me shumicën e fortë që qeveria ka, si dhe me shumicën e fuqishme

Me të cilën është votuar në parlament. Megjithatë, kam përshtypjen që Kosova ka pasur probleme sistematike me kohëzgjatjen e qeverisjeve, si dhe periudha mesatare e qeverisë në pushtet ka qenë 2 vjet

Reklamë

Mendoj që kemi nevojë me të vërtet të fokusohemi në çështje strategjike afatgjate dhe për këtë na duhet një partner, që qëndron aty për një kohë, si dhe që mund të planifikojë jo vetëm për disa Öështje, por për të gjitha.

Por, po ashtu një qeveri që gëzon mbështetje në Parlament, ashtu që të jetë në gjendje të miratojë legjislacionin e nevojshëm. Kjo besojmë që është inkurajuese. Ne jemi gati të punojmë me qeverinë e re. Besojmë që prioritet, sepse ende nuk e kemi parë programin qeveritar, por prioritetet siÖ janë të definuara janë të duhurat:, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ai po ashtu tha se presin që kjo qeveri të angazhohet në mënyrë serioze në çështjen e integrimit evropian si dhe dialogut me Serbinë.

“Ne po ashtu presim nga kjo qeveri që të angazhohet në mënyrë seriozve në çështjen e integrimit evropian, në çështjen e bashkëpunimi rajonal si dhe sigurisht edhe në çështjen e dialogut”, tha ai në Rubikon.

Të ngjashme