Shefi i zyrës së DFC në Serbi sot vjen në Kosovë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, do të vizitojë Kosovën sot, konfirmoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

“Falënderoj Radio Televizionin e Serbisë për mundësinë për të takuar drejtorin e ri menaxherial të zyrës së DFC që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, shkroi ambasada në Twitter.

Jovanoviq u emërua kryetar i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të Trump Richard Grenell dhe shefit të DFC Adam Boler.

Të ngjashme